Çdo 28 nëntor, teksa të gjithë festojmë Festën e Pavarësisë, pakkush e di dhe përkujton një prej emrave më të ndritur të historisë moderne kombëtare, i cili këtë sot ka edhe ditën e tij të lindjes.

Po flasim për komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, i cili nëse do të ishte gjallë, sot do të festonte 70-vjetorin e lindjes.

Për emblemën e luftës për liri në Kosovë, një postim në rrjetet sociale e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re