Skip to content

28 vite nga ekzekutimi i Falcones, Gjonaj mesazh magjistratëve: Kurajo dhe forcë kundër kriminalitetit

Teksa ditën e sotme mbushen 28 vite nga atentati mafioz me gjysmë ton eksploziv për gjykatësin Giovanni Falcone, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përkujtuar këtë të fundit duke i përcjellë një mesazh magjistratëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjonaj shkruan se Falcone është një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi, kurajo dhe force për të avancuar më tej në luftën kundër kriminalitetit.

Ndër të tjera ajo thotë:

“Njerëz të zakonshëm që falë punës së tyre u shndërruan në shembuj të jashtëzakonshëm frymëzimi, kurajo dhe force për të çuar përpara luftën e ashpër kundër kriminalitetit. 

Pasqyrë integriteti për çdo magjistrat i cili guximin, moralin, të vërtetën dhe drejtësinë duhet t’i ketë shtyllat profesionale për të çarë përpara në interes të vendit”, nënvizon Gjonaj.