Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar këtë të diel një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e 28-vjetorit të pavarësisë.

 

 

Në letrën e derguar, Ruçi shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje, e mike, në një partneritet të ngushtë në kontributin e tyre për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon.

 

Letra e Plote

“I dashur Talat,

Me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, Ju dërgoj urimet më të mira për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mirëqenien e qytetarëve të saj dhe suksese në rrugëtimin e saj europian.

Nëpërmjet Jush i dërgoj urimet më të mira Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarëve të vendit tuaj dhe një urim vllazëror shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje, e mike, në një partneritet të ngushtë në kontributin e tyre për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende me një rol vendimtar në zhvillimin, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të dy vendet tona janë aktualisht drejt kurorëzimit të përpjekjeve të tyre për çeljen e negociatave të pranimit me Bashkimin Europian.

Jam i lumtur të konstatoj se shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë një kontribut të pazëvëndësueshëm në zhvillimin, përparimin e stabilitetin e vendit si edhe përshpejtimin e proceseve të integrimit europian dhe atlantatik.”, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dërguar Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë.”

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re