Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila në facebookun e saj publikoi se në spitalin e Tráumës janë kryer 29 mijë urgjenca kirurgjikale. Duke kryer një kalkulim të thjeshtë aritmetik Spahia pohon se sipas ministres janë kryer 161 ndërhrje në ditë, një shifër kjo e pamundur të arrihet. Ndërhyrjet kirurgjikale sipas ish-deputetit nuk kanë qenë ekskluzivitet vetëm i Tráumës por edhe i QSUT-së gjatë kohës së pandemisë.

Postimi i plotë: OGERTA DHE ARITMETIKA E MÁSHTRIMIT!!!

Cuditë nga ministrja e shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Tráumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!

Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon cdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj). Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Tráumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë!!!! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Tráumës!!!!

Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj máshtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!
Abuzim dhe máshtrim, kaq kanë bërë në 7 vite sepse nuk njohin asnjë mënyrë tjetër pune! Modeli Edi Rama është fatkeqësi e kosto për shqiptarët! 25Prill MePDshpresëpërShqipërinë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re