“Në fakt me atë që diskutuam deri më tani, ka lidhje me rendin e ditës. 28 ose 29 mijë profesionistë të lirë që e kanë kuptuar qartë se çfarë keni bërë ju në kurriz të tyre. U ka ardhur tatimi që duhet të paguajnë. Njerëz që punojnë në profesionin e tyre, avokatë, farmacistë, dentistë, etj., po përballen me milionat që duhet të paguajnë në vit. Me këtë proces ju i keni vënë në kurth ata. 28-29 mijë profesionistë të lirë, rreth 300 mijë persona që janë punësuar tek ata dhe familjet e tyre, sot përballen me atë situatë skandalozë. Ka një element kryesorë, pasiguria ekonomike. Praktikisht është një pabesi, sepse ju, kryeministri Rama, iu premtoi atyre që kanë 140 milion lekë të vjetra fitim, do ta kishin taksën 0. Sot ju i keni zënë gafil. Vijnë vërdallë se ç’të bëjnë. Ju taksoni turirin, ju taksoni ata që dinë të bëjnë një gjë ndryshe. Taksimin e trurit ju bëni një mekanizëm që të heshtin ata që dinë”, tha Oerd Bylukbashi.
Lajmi në përditësim…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re