Shtohen rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona, nga të cilët 29 janë konfirmuar pozitivë. Në total numri i të sëmurëve ka shkuar në 333.

 

“Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.”

 

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi tha se në terapi intensive janë 6 pacientë, ndërsa 99 janë shëruar.

 

“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.”

 

Rastet e reja janë shtuar në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko