Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 20 shkurtin e vitit 1991, kur shqiptarët u ngritën në protestë masive dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike.

Postimi i plotë:

20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.

20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira.

Rrëzimi i bustit

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë në vitet ’90 nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist.

Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re