Nga data 20 mars, të gjithë fermerët do të kenë mundësinë të aplikojnë, për të përfituar nga fondi prej 3.3 mld lekësh, i vënë në dispozicion nga qeveria, për mbështetjen e tyre. Aplikimet do të jenë të hapura për një muaj dhe do të kryhen si zakonisht në portalin e-albania.

 

SINK

ARIAN JAUPLLARI

MINISTER I BUJQESISE

 

“Ne kemi të formalizuar rreth 84 mijë fermerë, vitin e kaluar aplikuan 50 mijë fermerë. Shpresojmë që këtë vit numri të rritet më tej dhe ndoshta mund të arrijë edhe në 60 mijë.”

 

Ndryshe nga 2022, këtë vit bie kriteri kush aplikon i pari, përfiton i pari, veçanërisht për masat mbështetëse për blegtorinë dhe naftën. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo bëhet me qëllim që të përfitojnë të gjithë ata që plotësojnë kriteret.

 

ARIAN JAPULLARI

MINISTER I BUJQESISE

 

“Blegtoria dhe nafta janë dy masat mbështetëse më problematike përsa u takon fondeve sepse kanë shumë interes. Dhe për të dyja këto skema bie kriteri kush aplikon i pari, përfiton sepse do të ketë rishpërndarje ose rialokim fondesh. Nëse do të marr 12 mijë lekë për krerë, mund të marr edhe 10 sepse duhet të mbështeten të gjithë.”

 

Por për ekspertë të bujqësisë, skema kombëtare nuk e nxjerr blegtorinë nga kriza, nëse nuk kalohet tek mbështetja për njësi prodhimi.

 

AGIM RRAPAJ

KESHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR

 

“Blegtoria me këtë mënyrë siç po subencionohet nuk del nga situata. Ajo mund të zvogëlojë problemet, mund të lehtësojë dhimbjet, mund të zbusë kostot për një kategori të caktuar, por nuk e nxjerr nga situata. Blegtorinë nga situata e nxjerr ndryshimi i skemës, nëse ne mbështesim për çdo njësi prodhimi. Kështu subvencioni do të shkonte drejtpërdrejt në llogarinë e fermerit në bankë.”

 

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë shpjegon se nuk mund të kalohet te skema e subvencionimit për çdo litër qumësht, apo kilogram mishi për fermerët, pa shtuar më parë fondet që vihen në dispozicion për këtë sektor, nga Ministria e Financave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re