Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Beteja me drejtësinë e nisur nga ish-ministri që në 2017 pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj, u prit me bujë në opinionin publik dhe e tillë është përpjellë edhe sot me këtë vendim të Gjykatës.
Në postimin që bëri pas vendimit të gjykatës, ish ministri ka marrë shumë komente nga qytetarët shumica e të cilëve e mbështesin.

