Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon pafajësinë. Ditën e sotme ai ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove.

Më 19 shtator Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg.

Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove.

Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. PD e quajti këtë vendim të turpshëm.

Një ditë më parë ankimuan vendimin edhe avokatët e Jaled Çelës, i cili u dënua me 3.4 vite burg. Edhe ish-kryepolici, tashmë në arrati kërkon pafajësinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re