Mbi 3.6 milionë qytetarë zotërojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e majit. Kjo është e dhëna paraprake që Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile bën për llogari të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në ndryshim nga parlamentaret e fundit, numri i qytetarëve me të drejtë vote është rritur me 65 mijë e 119-të.

 

Paralelisht me apelin për numrin e votuesve, detyrimi i 61 bashkive është t’u shkojnë derë më derë qytetarëve dhe t’u bëjnë me dije qendrën e votimit.

 

Por këtë detyrim ligjor dhe shqetësim të ngritura herë pas here nga OSBE-ODIHR nuk e kanë zbatuar të gjitha bashkitë.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të zgjedhësve kemi informacion vetëm nga 40 bashki, nga 61 bashki dhe janë 21 bashki të cilat nuk kanë sjellë asnjë informacion ne KQ Z edhe pse në mënyrë të vazhdueshme i është kërkuar atyre.

 

Po aq komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se afër skadimit të afatit të kërkesës për regjistrimin e partive për vendoret e 14 majit, të parat e interesuara janë partitë e vogla.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Deri tani kanë paraqitur kërkesën për tu rregjistruar si subjekt zgjedhor, 21 parti.

 

Vetëm pasi KQZ të bëjë regjistrimin e partive politike për të garën e 14 majit, Ilirjan Celibashi do të ndajë edhe lekët për secilën prej tyre për të përballuar një pjesë të shpenzimeve për fushatën elektorale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re