PD do të depozitojë nësër 3 amendamentet kushtetuese që formalizojnë 3 propozimet për Vetingun e politikanëve, zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 qershorit të vitit të kaluar si dhe reforma territoriale

Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se kanë pasur bisedime me ndërkombëtarët për këto propozime.

“Pas komunikimit që kishim, vendosëm që të depozitojmë 3 amendamentet.

Së pari, është Vetingu për politikanët, që do të thotë pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe lidhje me krimin.
Së dyti, rikthimi i ligjitimitetit të zgjedhjeve nga ndryshimet Kushtetuese.
Së treti, reforma e territoriale që afron më shumë shërbimet me qytetarët.

Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet dhe u vendos që nesër të depozitohen në Kushtetuese. Këto 3 çështje nuk kanë interes të PD por të qytetarë shqiptarë. Nuk duhet të kemi në Kuvend njerëz të korruptuar dhe të krimit të organizuar, reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një reformë që ndihmon qytetarët me shërbime. Detyra e opozitës është të ofrojë zgjidhje për hallet e qytetarëve, nëpërmjet këtyre amendamentet ne shikojmë interesin e qytetarëve. Deputete e PS të mendojnë për qytetarët. Janë propozime që s’kanë lidhje me PD por me qytetarëve. Është diskutuar me propozimet e PD për këto 3 amendamentet të plota kushtetuese”, tha Gazmend Bardhi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re