Skip to content

3 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë/ Soreca: Të shërbejnë me integritet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca përshëndeti vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar tre anëtarë të Gjykatës së Lartë. Soreca tha në rrjetet sociale se Gjykata e Lartë është funksionale dhe duhet të shërbejë me integritet.

 

“Ne e mirëpresim vendimin e Presidentit Meta për të emëruar tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë dhe urojmë KLGJ për këtë arritje të rëndësishme. Gjykata e Lartë tani është funksionale për të shërbyer me integritet të lartë për qytetarët shqiptarë.”

 

Këtë të mërkurë, Meta dekretoi Sokol Sadushajn, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Ata u propozuan nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.