Pamjet e xhiruara në Ëuhan gjatë ditëve të para të shpërthimit të coronavirusit, tregojnë se si qeveria kineze mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe përpjekjet e saj për të ndaluar gazetarët të raportonin për të.

Sipas Al Jazeera, dy gazetarët kinezë, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar për sigurinë e tyre – përmes xhirimeve të fshehta zbulojnë transformimin pothujase brenda natës të qytetit me 11 milionë banorë.

Pamjet thuhet se janë xhiruar midis 19 janarit dhe 22 janarit të vitit 2020, nuk janë parë kurrë më parë.

Në pamundësi për t’i publikuar ato brenda Kinës, gazetarët ia dhanë Njësisë Hetimore të Al Jazeera, që i nxori ato jashtë vendit.

Yang Jun dhe Chen Ëei, emrat e të cilëve janë anonimuar për mbrojtjen e tyre, udhëtuan në Ëuhan disa ditë para se qyteti të hynte në bllokim të plotë, kur numri zyrtar i rasteve ishte vetëm i ulët në qindra dhe qeveria kineze ishte e ngurtë me informacionin që ndau.

Teksa gazetarët lëviznin midis spitaleve gjithnjë e më të mbushur me pacientë dhe tek tregu i prodhimeve të detit Huanan, e konsideruar si epiqendra e shpërthimit, ata u ndaluan herë pas here nga policia dhe nga rojet e sigurisë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re