Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm një vdekje dhe një të infektuar me Covid-19 në Elbasan për të premten, në këtë qark humbën jetën 6 persona, nga të cilët ai thotë, 3 i njihte dhe vetë.

Hasa ka publikuar një video, ku OBSh rekomandon testime masive të popullatës për shkak të koronavirusit. Sipas Hasës, Rama po e injoron këtë thirrje ndërsa ka vëtëm një mision, të vjedhë ç’të mundet për sa kohë i ka mbetur.

Sipas asaj që shkruan Hasa, Rama dhe Manastirliu nga marsi deri më sot “nuk investuan në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë defekt si këto ditë, testimi pothuajse bllokohet.”

“OBSH: Testoni,Testoni,Testoni! RAMA: Vidhni,Vidhni,Vidhni! Situata agravohet çdo ditë sepse Edi Rama ka vetëm një mision të vjedhi ç’të mundet në aq kohë sa i ka mbetur! Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu nga Marsi deri më sot nuk investuan në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë difekt si këto ditë, testimi pothuajse bllokohet. Vetëm 1 nga 3 pajisjet e testimit është sot në punë dhe mbi 4000 tampone presin të analizohen!

Në Elbasan të premten ndërruan jetë 6 të sëmurë me Covid-19 nga të cilët 3 i njihja dhe vetë, por sipas Ogertës kishte vetëm 1 vdekje dhe vetëm 1 infektim të ri! Ky është krim dhe kriminelët e kanë vendin në burg! Tik-Tak Tik-Tak 25 Prilli po afron!”, shkruan Hasa.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re