Ministrja Milva Ekonomi gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka folur për aktualitetin politik në vend dhe për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ekonomi tha se Partia Socialiste mori atë që priste nga këto zgjedhje duke fituar 5 bashki të vendit por të cilën ajo premtoi se do të dëgjohet akoma edhe më shumë zëri i qytetarëve. Gjatë fjalës së saj, Ekonomi theksoi se ndikuan 3 faktorë për pjesëmarrjen e ulët në këto zgjedhje.

Rezultati i Durrësit – Për ne ishte një rezultat i pritshëm por kjo nuk na bëri që ne mos shkonim derë më derë për të kërkuar votën, por ne i bindëm durrsakët që të votonin PS dhe Emirjana Sakon e cila do të conte përpara punën e nisura të bashkisë dhe do hapte disa të tjera që i duhen zhvillimit të qytetit. Qytetarët u përgjigjën duke i dhënë fitoren PS.

Takime me qytetarët jo vetëm për zgjedhje – “365 ditët duhet të dëgjojmë hallet e shqiptarëve. Edi Rama së fundmi ka hapur një fushatë që quhet zhvillimi kombëtar ku ne i drejtohemi banorëve të shqipërisë ku qytetarët mund të përgjigjen online ose me postën shqiptare. Nga përpunimi i përgjigjeve ne do ti hartojmë mënyrën si do ti qasemi disa politikave për pyetjet që janë në Këshillimin Kombëtar. Kjo është ajo që bëjmë përditë për të treguar atë që qytetarët kanë nevojë.

Pjesëmarrja e ulët – Unë mendoj se kjo ka një lloj shpjegimi pasi nuk ishte një fushatë zgjedhore që u zhvillua me reklamë apo promocion, koha e fushatës ishin shumë e shkurtër dhe një pjesë e elektoratit ishin të pamundur edhe prej kohës së keqe. Koha e keqe nuk premton që të nxjerrë nga shtrëpia moshën e caktuar që shiu, dëbora dhe era nuk i lejuan të shkonin të votonin. Pra unë mendoj se kjo ishte fushatë e shkurtër në kohë, së dyti nuk funksionoi propaganda nisur nga vetë shtrirja e këtyre zgjedhjeve dhe së treti kushtet e këqijave të motit.

Basha i quan zgjedhjet anomali – “Këto zgjedhje nuk mund të marrë këtë emërtim. Unë pashë si u votua në Vorë me votimin elektronik, ku qëndroi anomalia këtu? A nuk funksionoi sistemi? Anomalit ishin shumë të pakta madje s’kishte fare. Mos harrojmë që numërimi ndodhi në një kohë shumë të shpejtë dhe rezultati doli shumë shpejt”, përfundoi Ekonomi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re