3 komandantët e UÇK-së pritet të lirohen, ja çfarë thuhet në urdhrin e Gjykatës së Hagës

drenice.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Tre nga të akuzuarit për krime lufte që po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2019: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë gjasa të lirohen përkohësisht.

Për këtë Dhomat e Specializuara në Hagë kanë kërkuar nga Policia e Kosovës informacione lidhur me autorizimet dhe kapacitetet për t’i zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e mundshëm të tyre.

Në urdhër thuhet se informacionet duhet të ofrohen brenda dy javësh.

Avokati i akredituar në Dhomat e Specializuara në Hagë, Artan Qerkini tregon se lirimi i përkohshëm nënkupton zëvendësimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Pas dhënies së informacioneve nga policia, bazuar në to gjyqtari pritet të vendos për masën ndaj tyre.

Nëse ndaj të njëjtëve merret masa e arrestit shtëpiak, atëherë bazuar në ligjet në fuqi, Qerkini tregon se gjyqtari brenda çdo dy muajsh vendos rreth vlerësimit të masës.

Kërkesën e njëjtë e ka bërë edhe mbrojtja e ish Presidentit Hashim Thaçi, për ankesën e së cilit ende nuk ka vendosur Gjykata e Apelit.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë