Subscribe
3 kryeinfermiere në Spitalin e Infektivit janë prekur nga COVID-19.
Mësohet se ata i janë nënshtruar testimeve ku kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Më herët u konfirmua pozitiv edhe mjeku Andi Koraqi, shef i Shërbimit të Mikrobiologjisë në QSUT dhe pjesë e task-forcës së ngritur kundër koronavirusit.
Vetëm pak ditë më parë, rezultoi pozitiv Skënder Brataj shefi i Urgjencës Kombëtare i cili pas konfirmimit është karantinuar në shtëpi.
Mirela Cami, është gjithashtu e infektuar e cila bën pjesë në task forcën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i bluzave të bardha të infektuara në të gjithë vendin shkon në 35.
