Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të riun Lulzim Spahia, i arrestuar mbrëmjen e së martës ku u kap me një sasi droge.

Ndërkohë ky shtetas ishte në kërkim edhe për një vrasje rreth një vit më Parë në Korçë. 27-vjeçari tashmë do trasportohet për në gjykatën Durrësit, ku në 12 do zhvillohet seanca për caktimin e një mase tjetër sigurie ndaj tij, ku edhe atje dyshohet për drogë.

Ndërkohë nesër Spahia do dalë përpara gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë arrest me burg, dhënë ndaj tij në mungesë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, në qershor të vitit ts shkuar.

Trupi i tij u gjet i hedhur në rezervuar disa ditë më pas. Përveç Spahias për këtë ngjarje është arrestuar edhe ku autorët e dyshuar Kristi Bixheku. Të dy këta shtetas pasi ekzekutuan të riun e hodhën në një rezervuar në Ersekë për të fshehur gjurmët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re