1) Uthulla e mollës së egër
Një nga mënyrat natyrore që mund të përdoret kundër zbokthit është uthulla e mollës së egër. Disa pika uthull hollohen me ujë të ngrohtë dhe ky locion përdoret për masazh në lëkurën e kokës para shampos.

2) Vaji i farave të lirit
Një tjetër ilaç natyral që konsiderohet i efektshëm për të luftuar zbokthin është vaji i farave të lirit. Përdorimi i tij i vazhdueshëm, me disa pika, duke masazhuar lëkurën e kokës para shamponit ndihmon në lehtësimin dhe gradualisht zvogëlimin e problemit me zbokthin. Vaji i farës së lirit duhet të ruhet në frigorifer, në mënyrë që vetitë e tij të mbeten të pandryshuara.

3) Vaj ulliri dhe lëng limoni
Në përpjekje për të larguar zbokthin, natyrisht mund të përdorni një maskë të përgatitur në shtëpi duke përdorur vaj ulliri dhe lëng limoni. Lëngu i limonit ndihmon në largimin e zbokthit prej lëkurës së kokës, ndërsa vaji i ullirit kontribuon në hidratimin dhe ushqimin e saj. Maska duhet të aplikohet në lëkurën e kokës para shamponit dhe duhet lënë për 30 minuta. Sasia e përbërësve: 2 lugë lëng limoni i freskët, 2 lugë vaj ulliri dhe dy lugë ujë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re