Një aksident i ndodhur në 25 Janarin e 2021-shit në rrugën e Memaliajt i ka kushtuar shumë shtrenjtë, Xhino Merkohasanit 37 vjecarit, i cili pasi kishte marrë dëmtime të shumta u transportua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku qendroi 3 muaj në gjendje kome dhe 5 muaj në pavion.

Situata e tij shëndetësore u përmirësua disi ku ska me rrezik për jetën,  por për familjen Merkohasani nisin edhe problemet pasi të vetmet të ardhura që ata kanë janë nga pagesa e kempit të 37-vjeçarit.

Xhino kërkon përkujdeje, për shkak se nuk lëviz, nuk flet, dhe në shumicën e kohës i duhetqë të qëndrojë shtritë. Sikur të mos mjaftonte situata e tij, pak muaj pas aksidentit ndërroi jetë dhe babai i Xhinos, si pasojë e një ataku kardiak.

Mjeket i kanë pohuar familjes Merkohasani se Xhino ka nevojë për një qender rehabilitimi për të kryer fizioterapi me aparatura për ta ndihmuar për tu ngritur në këmbë, si dhe ndihma e një logopedeje për ta ndihmuar ne artikulim pohon motra e tij Aida Pushi.

Përmirësimet në shëndetin e Xhinos kanë qenë të ndjeshme në muajt e fundit, por ndihma e familjes, që tashmë përballet dhe me vështirësi ekonomike nuk mjafton.

Motra Aida është detyruar që të lëjë familjen e saj, në mënyrë që të përkujdeset për 37-vjeçarin, ndërkohë që apelit të familjes i bashkohet edhe Fax Neës që publikon edhe llogarinë e mëposhtme:

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re