Punonjësit e HEC-it në Valikardhë të Bulqizës kanë denoncuar në Fax neës mosmarrjen e pagave për 3 muaj. Ata janë shprehur se për shkak të një ngërçi mes koncensionarit dhe një banke të nivelit të dytë, prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat, më konkretisht për muajt Gusht, Shtator dhe Tetor.

Ata shprehen se rrogat nuk janë shpërndarë qoftë për punonjësit brenda në HEC, qoftë për personelin e sigurisë që ruan godinën.

Personeli i bëjnë thirrje  Kompanisë Teodori 2003 dhe bankës që të zgjidhin sa më parë ngërçin, e krijuar artificialisht sipas tyre, dhe të paguajnë pagat e punonjësve sepse kjo vepër është e një rëndësie të veçantë.

Ata thonë se në rast se nuk funksionon puna normalisht në këtë HEC, mund të përbëjë rrezik për komunitetin, duke e kthyer digën e liqenit në një minë me sahat.

Punonjësit paralajmërojnë mbajtjen e një protestë gjatë ditës së nesërme, me qëllim që kompania të vihet në lëvizje dhe tiu kalojë rrogat e prapambetura./Faxweb.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re