Dimri do të iki më parë nga ç’mendoni! Planet për të nisur dietën apo stërvitjen në mars, duhet t’i përshpejtoni, përndryshe do të ndodh njësoj si të gjitha vitet kur qershori ju gjen njësoj siç ju la dhjetori.Living jus jell një dietë tre ditore që shërben jo vetëm për të pastruar organizmin por ehde për të sheshuar barkun, pjesën më problematike të të gjithëve. Mbani ca shënime!

Supa e ditës së parë:Krem me bishtajore ku përfshihen thjerrëzat, bizelet, fasulet…shtoni pak xhenxhefil, erëzat që pëlqeni dhe vaj ulliri. Hani edhe në drekë edhe në darkë nga e njëjta supë.Mund të përdorni lëngje të shtrydhura për darkë dhe mëngjes.

Supa e ditës së dytë:Hani krem qiqrash dhe krem kungulli! Shtoni farat e pjekura të kungullit dhe mos harroni limonin dhe xhenxhefilin! Për sallatë sygjerohet finoku i grirë me lëng portokalli.

Supa e ditës së tretë:Përgatisni krem perimesh të çdo lloji. Mund të shtoni në to kinoa. Nëse doni, permiet mund t’I hani edhe të ziera në kubikë, pa I kaluar në frulator. Shoqërojini me sallatë perimesh sipas dëshirës dhe lëng portokalli!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re