Ndërsa bananet piqen, ato bëhen më të ëmbla dhe më aromatike, gjë që i bën ato më të shijshme dhe të shkëlqyera për receta të ëmbla. Ato janë perfekte për pjekje kur kanë njolla me ngjyrë kafe në të gjithë sipërfaqen e tyre.

Por sa të pjekura duhet të jetë në mënyrë që të konsiderohen të sigurta për konsum? A duhet t’i përdorni kur ato janë krejtësisht të zeza apo është më e sigurt t’i hidhni në koshin e plehrave? Për të zbuluar përgjigjet lexoni deri në fund këtë artikull.

Sa më të pjekura të jenë bananet, aq më shumë lloje bakteresh mund të kenë. Edhe pse ato zakonisht nuk janë të dëmshme, ka raste që ato të shkaktojnë ndonjë shqetësim shëndetësor.

Për fat të mirë, nxehtësia vret çdo bakter patogjen që mund të ketë qenë i fshehur dhe të jetë shumëzuar në bananet e pjekura shumë. Prandaj gatimi konsuderohet si mënyra më e mirë për t’i vrarë ato.

3 shenja që tregojnë se është koha për t’i hedhur bananet

Nëse vëreni prani të mykut në banane, është koha t’i hidhni në koshin e plehrave. Vetë lëkura e zezë nuk është myk. Myku në banane është i bardhë, gri ose jeshil i turbullt, ngjason shumë si myku që krijohet në bukë. Nëse një banane ka erë të kalbur ose të fermentuar ose i rrjedh lëng, atëhere duhet ta flakni atë.

Nëse edhe fruti brenda është i zi, kjo është një shenjë se banania juaj nuk mund të konsumohet më. Bananet e zeza janë të sigurta për t’u konsumuar për sa kohë që nuk ka myk të dukshëm, nuk ka erë të kalbur ose fruti brenda nuk është i zi.

 

Burimi: AgroWeb.org

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re