Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në këtë kuadër, gjatë javës, u arrestuan dhe u proceduan penalisht 53 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentuan dhe u goditën edhe 3 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 24 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Janë ndëshkuar me masë administrative 878 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

446 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1388 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 69 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 577 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re