Nga 766 të infektuar që ka gjithsej në Shqipëri, tre janë ushtarë shqiptarë të KFOR që kanë ardhur nga Kosova.

Eugena Tomini njoftoi gjatë përditësimit të shifrave se të tre ata ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID-19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re