Tre vite më parë në sallën e katit të katërt të Kryesisë së Kuvendit,  dy rivalët politikë, Edi Rama i PS-së dhe Lulzim Basha i PD-së arritën një marrëveshje që i hapi rrugë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Rama bindi opozitën për zgjedhjet dhe marrëveshja e 17 majit mes kryeministrit dhe liderit të opozitës  solli një “bashkëqeverisje”, ku disa nga ministrat teknikë dhe posti i zv.kryeministrit i takon opozitës. Ministri i Financave, i Brendshëm, i Drejtësisë, i Arsimit ishin postet e opozitës për kohën tranzitore të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Shumë e akuzuan Bashës se ky pakt, i pari në cilësinë e kryetarit të PD-së dhe të liderit të opozitës, pasi nuk i solli demokratët në pushtet.

Sot, tre vite pas këtij pakti, Basha doli para mediave duke e cilësuar  ai gabim, pra pakt të ri me Ramën,  nuk do të përsëritet më kurrë.

”Si sot 3 vite më parë unë u ula me këtë njeri, me shpresën dhe besimin se forcat politike në vend mund të arrinin një marrëveshje politike në të mirë të kombit për një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Dua të garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do përsëritet më kurrë”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re