Një fëmijë vetëm tre vjeçar ka arritur të marrë policinë për të njoftuar se nëna e tij është rrëzuar dhe është shumë e lënduar.

Ngjarja prekëse ka ndodhur në Britani, ndërsa autoritetet kanë përcjellë regjistrimin e bërë, ku 3 vjeçari arrin t’i komunikojë oficeres në telefon se nëna e tij ishte lënduar pasi kishte rënë nga shkallët.

Oficerja flet me vogëlushin i cili i tregon detajet dhe më tutje ia dërgon të ëmës telefonin për t’i treguar adresën e shtëpisë.

Për median e huaj, nëna e 3 vjeçarit u shpreh se i biri e kishte mësuar sesi të telefononte përmes kukullave. Duke kujtuar incidentin, ajo tha se nuk i kujtohet sesi humbi ndjenjat dhe u rrëzua.

“U ngjita në katin e dytë për t’i marrë disa rroba tim biri dhe më tutje kur dola prej aty, më kujtohet që e gjeta veten poshtë shkallëve.”

Ajo shton se momenti tjetër që i kujtohet është kur djali i saj vjen me celular në dorë dhe i thotë se është policia.

“Ndihem jashtëzakonisht me fat dhe e bekuar që kam këtë djalë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re