3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë për shkak të anestezisë.

 

Në këtë përfundim ka dalë instituti i mjekësisë ligjore, pasi kreu autopsinë për të miturin, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

 

“Shkaku i vdekjes së Brian Spahiut ka qenë dhënia e lëndës anestezike, gjë që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës së parikthyeshme”, thuhet në akt-ekspertizë.

 

Familjarët e 3-vjeçarit akuzojnë mjekun Xhaxho se i ka dhënë mbidozë narkoze fëmijës, duke i nxjerrë jashtë funksionit mëlçinë.

 

Por vetë Roland Xhaxho ka mohuar se ka kryer neglizhencë mjekësore, duke shtuar se Briani ka dalë nga klinika i zgjuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re