Skip to content

3-vjeçari ishte ulur në prehrin e nënës/ Detaje të rënda nga aksidenti tragjik në Elbasan

Zbardhen detaje të rënda nga aksidenti i ndodhur në fshatin Bujqës në Elbasan.

 

Fëmija 3-vjeçar që humbi jetën në aksident ishte ulur në prehrin e nënës së tij, Olsjana Maloku, në sediljen e parë.

 

Kur mjeti doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë, i mituri humbi jetën. Kurse nëna e tij ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.