Ministrja e Arsimit Evis Kushi priti dje në zyrën e saj Eljon, 3-vjeçari nga Elbasani që ka aftësi të rralla për moshën e tij.

Në një postim në “Facebook”, ministrja shkruan se Eljo di shumë mirë të lexojë dhe të numërojë. Për këtë arsye, ajo theksoi se i ka ofruar prindërve të vogëlushit gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë.

loading...

“Dje një zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljo 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla. Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira.  Është shumë e qartë që ai ka një tjetër zhvillim e nivel inteligjence në krahasim me shumicën e fëmijëve të moshës së tij. Prandaj, prindërve të tij i ofrova gjithë gadishmërinë time për t’i ndihmuar për çfarëdo është e nevojshme nëpërmjet specialistëve të ndryshëm, të cilët do të përcaktojnë edhe llojin e fushës ku Eljo i vogël e i madh ka nevojë për t’u mbështetur”, shprehet ministrja Kushi.

Posted Under:

Tagged:

loading...