Mjeku anestezist- kardiolog Roland Xhaxho ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3 vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë.

 

Ai shprehet se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Sa i përket fëmijës, mjeku shton se nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.

 

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyhrë trajtimi? Sepse dhali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënurë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet ai mes të tjerash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re