Për dhimbjen e kokës ka disa mënyra natyrale…

Por dhimbjen e kokës mund ta ndalë edhe çaji i rozmarinës. Mbushni një filxhan me uji të vluar dhe vendosni në të një lugë kafeje rozmarinë të tharë, lëreni ta absorbohet 10 minuta, kullojeni dhe pijeni.

Një tjetër ilaç shumë efikas dhe natyror është çaji nga xhenxhefili, i cili mund të jetë efikas edhe kundër migrenës dhe të përzierave. Thjesht mbushni filxhanin me ujë të nxehtë dhe hidhni gjysmë luge xhenxhefili të imtësuar, lëreni të ftohet dhe pijeni atë.

Shpesh herë dhimbjen e kokës mund ta frenoni edhe thjesht duke pirë një gotë të madhe uji të zakonshëm, sepse një pjesë e mirë e dhimbjes së kokës shkaktohet si pasojë e dehidrimit, respektivisht mungesës së lëngjeve.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re