Edhe Moska është përfshirë në një “30 Qershor” të sajin, por ndryshe nga Shqipëria ku opozita PD-LSI nuk donte të futej në zgjedhje, atje duan por i pengojnë.

Gati 12 mijë njerëz protestuan athe mbi vendimin e komisionit zgjedhor lokal për të mos pranuar kandidaturat e opozitës për zgjedhjet lokale në kryeqytetin rus.

Komisioni Zgjedhor javën e kaluar hodhi poshtë nënshkrimet e qytetarëve që këta kandidatë u përzgjodhën për të marrë pjesë në zgjedhjet e shtatorit për asamblenë e Moskës.

Opozitari më i famshëm rus, Aleksei Navalny tha se nëse kandidatët nuk lejohen të regjistrohen, atëherë do protestohet në zyrën e kryetarit të bashkisë së Moskës dhe shtoi se demonstruesit nuk do të largohen nga atje.

Një tjetër zë potent mes protestuesve, Maria Semyonova akuzoi autoritetet për “bërjen e Rusisë së Koreja e Veriut” dhe “heqjen e lirisë dhe të drejtave”.

E pothuajse e njëjta akuzë u lëshua dhe në Shqipëri nga PD-LSI, ku mazhoranca, e vendosur të shkojë në datën e zgjedhjeve të përcaktuar me dekret presidencial 9 muaj më parë, akuzohej se poe kthente vendin në një Kore Veriore. Të njëjtën gjë potencoi dhe vetë presidenti Meta në mesaazhet e tij  ndaj ndërkombëtarëve.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re