Drejtuesja e misionit vëzhgues të ODIHR,  Audry Glover ka mbërritur në selinë e PS ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla.

Ndërkohë në këto momente është mbledhur edhe Koloegji Zgjedhor ku do të vendoset mbi fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

PS kërkon rrëzimin e dekretit të Metës, ndërsa opozita thotë se Kolegji nuk mund të shprehet për dekretin e presidentit dhe se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re