Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu përgjigj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike në lidhje me projektligjin për legalizimin e kanabisit. Balla thekson se vendimmarrja për të kultivuar kanabisin për qëllime mjekësore nuk ka të bëjë me atë politike.

Në replikën e tij, Balla siguroi se pas miratimit nga Kuvendi deputetët do të njihen me të gjitha vendimmarrjet që lidhen me garancinë se asnjë bimë e kultivuar për qëllime mjekësore nuk do të “shkojë për furnizuar tregun e trafikut të lëndëve narkotike.”

“Nëse do ta përdorim për qëllime politike vendimmarrje që nuk kanë të bëjnë fare me përdorimin e lëndëve narkotike, vendimmarrja e Republikës së Shqipërisë për të kultivuar kanabisin për qëllime industriale farmaceutike është diçka tjetër.

Pas miratimit të Kuvendit të Shqipërisë për ato qëllime, ju do të njiheni me të gjitha vendimmarrjet e tjera që kanë të bëjnë e garancinë e të gjitha organeve shtetërore, që qoftë dhe një bimë e vetme do të kultivohet për këto qëllime të mos shkojë për furnizuar tregun e trafikut të lëndëve narkotike.

Historia që në këtë vend kemi 30 vite që akuzojmë njëri tjetrin droga-droga-droga, kjo është një betejë që zhvillohet sot në të gjitha vendet.

Jam i gatshëm të vij në Komisionin tuaj për të raportuar pikërisht për këtë paketë të sigurisë në shkolla si dhe natyrshëm të gjejmë sa më shumë propozime konkrete se si mund ta përmirësojmë luftën e përbashkët ndaj këtij fenomeni.”, tha ministri.

Më herët Zhupa tha nga Foltorja e Kuvendit se është e pakuptimtë që në një krah qeveria të bëjë sikur e lufton kanabisin dhe në anën tjetër ta legalizojë atë.

“Aksioni i fundit i Policisë tregoi se në çfarë niveli është përhapur droga në rininë shqiptare. Një qeverisje që i krijon ligjet vetëm nëse janë në interes të një grupi oligarkësh, apo i shërbejnë interesave qytetare.

Hajde ta ndajmë pastaj nëse e kemi drogën për përdorim vetiak, apo për sëmundjet që do trajtohen. Prokurorët e trajtojnë se dëmtime të lehta thyerjet e kockave të kafkës me shkopa bejsbolli. Imagjino sa të thjeshtë e kanë pastaj që ta klasifikojnë drogën siç duan. Smundet të jenë të dyja, edhe e luftojmë edhe e legalizojmë drogën”, tha deputetja demokrate

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re