Lideri i opozitës Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në organizimin e FRPD-së, me rastin e 30-vjetorit të Lëvizjes Studentore.

Basha, në fjalën e tij theksoi se më 25 prill, opozita e bashkuar do ta mundë virusin në qeveri. Ai shtoi se rinia do të marrë në dorë fatet e vendit.

“Të rinj dhe të reja shqiptarë, Gëzuar 8 Dhjetorin. Rinia shqiptare do marrë në dorë fatet e vendit.

Mezi po pres që së shpejti të takohemi, për të mundur virusin më 25 prill, për të kthyer shpresën e çdo të riu dhe të reje shqiptare.

Gjej rastin të përshëndes shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj. 30 vjet më parë shembëm diktaturën më të egër në Europë”, tha Basha.

Lulzim Basha nënvizoi se Shqipëria ka 8 vjet që përjeton errësirë, duke shtuar se kjo situatë duhet e do marrë fund njëherë e përgjithmonë.

“Ka 8 vjet që Shqipëria është kthyer pas. Ka 8 vjet që situata paraqitet shumë e rëndë.

Shumë të rinj duan të ikin nga Shqipëria. Shumë e mendojnë si opsionin e vetëm emigracionin. Varfëria, padrejtësia dhe të tjera plagë të shoqërisë duhet që të munden.

Kjo qeveri ka frikë nga forca e rinisë shqiptare. Kjo ndodh në kohën, kur ne kemi një rini që po shkëlqen në botë.

Mjafton vendosmëria për të bërë ndryshimin e madh. Fatet e Shqipërisë janë në duart e tua”, vlerësoi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re