Deputetja Rudina Hajdari ka kujtuar dot 20 shkurtin e viti 1991 kur u rrëzua statuja e diktatorit Enver Hoxha.

Deputetja shkruan se babai i saj drejtoi protestat e studentëve që më pas sollën rrëzimin e diktaturës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rudina Hajdari shkruan se sot pas 30 vitesh është detyra e çdo të riu dhe të reje të pastrojë vendin nga mbetjet e komunizmit.

Postimi i Hajdarit:

30 vite më parë, nxitur nga protesta e studentëve e drejtuar nga Azem Hajdari, qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit duke shënuar kështu edhe fundin e një rregjimi të egër e diktatorial.

Sot mbas 30 vitesh, është detyra jonë, e çdo të riu dhe të reje, e çdo patrioti, e çdo shqiptari të mirë, të pastrojmë vendin përfundimisht nga mbetjet e komunizmit, të cilat janë shpërndarë fizikisht dhe si koncepte në të gjitha partitë e vjetra,  dhe të nisim një epokë të re e perëndimore për Shqipërinë.

Jam e bindur se do ia dalim të bashkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re