Si sot 30 vjet më parë në Tiranë erdhi Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker dhe vizita e tij ishte e para e një udhëheqësi perëndimor pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri.

30 vjetorin e vizitës së Baker, e ka kujtuar ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, e cila ka cituar disa fjalë të ish sekretarit amerikan nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, tha Baker në fjalimin e tij historik që mbajti.

Kim nënvizon se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin tonë dhe jemi në një pikë kthese, por e njëjtë mbetet marrëdhënia me SHBA.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim krahas fotos së Baker.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re