Qytetarë të plagosur vijojnë ti drejtohen spitalit për të kërkuar ndihmën e parë, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë.

Një mjek i urgjencës ka deklaruar për Syri TV, se një 30-vjeçar, nga paniku është hedhur nga dritarja e banesës dhe për pasojë ka thyer shtyllën kurizore.

Ai do ti nënshtrohet një nderhyrjeje kirurgjikale, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet një grua nga Durrësi, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë,  me fraktura në kokë.

Deri tani, raportohet për dhjetëra qytetarë të lënduar, por ende nuk ka një numër zyrtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re