Materniteti “Koço Gliozheni’ ka reaguar për ngjarjen e 30-veçares e cila ndërroi jetë në këtë spital, katër ditë pasi solli në jetë djalin e saj.

 

 

Në reagim thuhet se e reja ka kryer lindje natyrale dhe gjatë qëndrimit  në maternitet, në 48 orët e para nuk ka shfaqur asnjë patologji shoqëruese.

 

 

Nëna e re ka dalë nga spitali me dëshirën e saj por është kthyer sërish disa ditë më vonë në gjendje të rënduar shëndetësore.

 

 

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, e reja ka ndërruar jetë.

 

 

Priten rezultatet e mjekësisë ligjore për të mësuar shkakun e vdekjes së të resë.

 

 

 

 

Reagimi i Sptalit: 

SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese. Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komform të gjitha protokolleve mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë. Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re