TIRANË- Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Ajo ka kryer lindje natyrale duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm.

Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së kësaj nëne të re

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re