Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991 Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë 2-ditore në Itali.
Mbrëmjen e sotme, Rama u takua me Ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, si dhe me Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, me të cilët zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Përveç falenderimeve për sa i përket mikpritjes së shqiptarëve që u larguan masivisht nga vendi në vitin 1991, kryeministri Rama përfitoi nga takimi për t’i kërkuar ministrit Di Maio njohjen sa më shpejt të patentave shqiptare të atyre që jetojnë në Itali.
“Kërkoj ndjesë për emocionet që vijnë nga kjo pritje. Ndihem shumë i lumtur tqë jem ndër dy miqtë e fortë të Shqipërisë. Miqtë tanë italianë janë krah nesh jo vetëm gjatë ditëve me diell por edhe gjatë ditëve të vështira. Duke parë të gjithë këtë pritje të besueshme, më vinte në mendje një këngë italiane që thotë se vitet kalojnë mes vështirësive. Kanë kaluar tashmë 30 vite që kur shqiptarët morën anijën për të arritur në anën tjetër të vendit. Kanë qenë dhe të mira vështirësitë që kanë kaluar shqiptarët. Por mikpritja italiane ka qenë e jashtëzakonshme dhe nuk do harrot kurrë në brezat e ardhshme. Doja të falenderoja italianet në përgjithësi dhe puljezët në vecanti. I falenderoj familjet që na hapën dyert për të na pritur, edhe pse herë pas herë me ato pamje ngjallnim dhe frikë.
Kanë qenë gjithmonë pranë Shqipërisë. Nuk ka pasur kurrë një ngjyrë ndryshe në marrëdhëniet tona gjatë 30 viteve përvecc dashurisë. Luigi Di Maio dhe guvernatori që e kanë bërë personalishtm, kur 15 muaj më par Shqipëria u përball me një tërmet të tmerrshëm dhe u ndodhen pranë nesh. Për italianët Shqipëria është vetëm pjesa tjetër në anën tjetër të detit Adriatik. Dua t’i falenderoj këta të dy që u gjendën si avokatë të Shqipërisë në një moment të errët. Uroj që të jemi në lartësinë e kësaj miqësia që na ka dhënë Italia. Uroj që të mos keni kurrë nevojë për ne, por sa herë të keni nevojë për ne, do të jemi pranë jush. Gjysmë milioni shqiptarë kontribojnë në ekonominë italiane. Janë me mijëra studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet italine.
Për ne italishtja na vjen natyrshëm , prandaj dhe jemi përpara studentëve holandeze apo të tjerë. Nuk dua të shtoj gjë tjetër , por meqenëse se mediat prej javësh me kanë pyetur, dua të shfrytzoj këtë mundësi për të pyetur Luigi-n të kujdeset për patentat e shqiptarëve në Itali sepse kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane, në mënyrë që shqiptarët t’i japin makinës rregullisht. Duke qenë se ne shqiptarët më shumë se italianet jemi më të dhënë për t’i dhënë makinës pa patentë”, u shpreh Rama.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
