Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një postimi në facebook, ka përkujtuar 30 vjetorin e krijimit të gazetës Rilindja Demokratike. Duke risjell në vëmendje foto të festimeve të kaluara, Zhupa përkujton dhe Presidentin e FaxNeës Kasem Hysenbelli, si një njeri që nuk bënte kompromis me fjalën e lirë.
” Po risjell fotot e vjetra të festimeve edhe në kujtim të mikut të rrallë Kasem Hysenbelliu, mikut të RD, njeriut që e deshi aq shumë fjalën e lirë edhe bëri gjithcka që të krijonte vatra mediatike të fjalës së lirë. Ai nuk mungonte kurrë ne festimet e përvjetorëve te RD! shkruan Zhupa.
Postimi i Ina Zhupës: 30 vjet Rilindja Demokratike!
Simboli i shtypit të shkruar, simbol i fjalës së lirë.
Me kontributet e saj për lirinë Rilindja Demokratike ka përherë një vend të veçantë në historinë e medias dhe të demokracisë shqiptare.
Hera e parë për shkak të rrethanave që nuk mblidhemi për ta kujtuar këtë ditë historike, me themelues, me gazetar, me njerëz të lirë.
Po risjell fotot e vjetra të festimeve edhe në kujtim të mikut të rrallë Kasem Hysenbelliu, mikut të RD, njeriut që e deshi aq shumë fjalën e lirë edhe bëri gjithcka që të krijonte vatra mediatike të fjalës së lirë. Ai nuk mungonte kurrë ne festimet e përvjetorëve te RD!
Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërbejnë të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve. Vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë lirinë dhe demokracinë.
/faxweb



