Numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit listës së pacientëve që janë rikuperuar i janë shtuar edhe 31 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin në 519.
Sipas Eugena Tominit, nga 789 të infektuar gjithsej, vetëm 239 janë aktivë.
“Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin. Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.”
Epidemiologia u bëri thirrje qytetarëve që pavarësisht lehtësimit të masave, të vazhdojnë të respketojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
