32 vjeçari i cili u aksidentua një ditë më parë në fshatin Homesh të Bulqizës ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë.

Besmir Nasufi ka marrë fraktura të rënda nga goditja e fortë që ndodhi për shkak se motorri me të cilin ai udhëtonte u përplas nga një mjet tip “Fiat”.

 

Familjarët e 32 vjeçarit bëjnë apel që të ndihmohen pasi nuk mund të përballojnë shpenzimet që duhen për kurimin e Besmirit.

Sipas Mustafa Nasufit vëllait të të aksidentuarit Besmirit, duhen 6 mijë euro për vendosjen e protezave të këmbëve pasi njëra është thyer në dy 2 vende dhe tjetra në një vend.

 

Po sipas Mustafajt gjendja e vëllait të tij është e rëndë dhe se rrezikon t’i hiqen të dyja këmbët nëse nuk i nënshtrohet operacionit për vendosjen e protezave.

 

Ai ndodhet pranë spitalit të Traumës (Ushtarak) në Tiranë, ndërsa ka vendosur në dispozicion numrin e celularit: 0693996151.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re