Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi mjekun e spitalit në Peqin.

 

Shtetasi i arrestuar është A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.

 

Sipas policisë 32-vjeçari ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

 

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re