Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pai ka tentuar të futet me dhunë në Kryeministri.

Në pranga përfundoi Aurel Latifi i cili pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.

Ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re