Garda Civile e Alikante-s (Spanjë) ka arrestuar të hënën një grua 32 vjeçare, nënë e dy fëmijëve binjakë (27 muajsh), nën akuzën e vrasjes së njërit e plagosjes së fëmijës tjetër.

 Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të lënë të burg gruan e cila me origjinë është shqiptare.

Të shtunën e kaluar, një telefonatë në mbrëmje erdhi tek emergjenca mjekësore. Autoritetet shkuan në vendin e ngjarjes pas telefonatës së bërë nga vete 32 vjeçarja, e cila kishte deklaruar se njërit prej fëmijëve të saj i kishte ndodhur një aksident.

Gruaja i shpjegoi oficerëve dhe mjekëve të urgjencës se djali i saj kishte goditur kokën në një tavolinë, duke humbur kësisoj ndjenjat. Ajo kishte shtuar se fëmijës i kishte dalë shkumë nga goja, ashtu siç raportuan media spanjolle. Stafi mjekësor tentoi të sjellë në jetë vogëlushin, por nuk mundi. 20 minuta më vonë, fëmija u deklarua i vdekur.

Fill pas kësaj ngjarje tragjike, hetuesit nisën të vërejnë detaje e të dhëna kontradiktore. Fëmija që kishte ndërruar jetë kishte një sërë shenjash në trup, që dukshëm ishin bërë në kohë të ndryshme.

Kontradikta kishte edhe rrëfimi i 32 vjeçares, e cila u shoqërua nga policia për të treguar se çfarë kishte ndodhur.

I ndjeri, veçse 27 muajsh, u dërgua në morg për t’ju bërë autopsi nga instituti i mjekësisë ligjore.

Pas gjithë këtyre elementëve të dyshimtë, policia arrestoi 32 vjeçaren shqiptare. Mjekësia ligjore solli më tutje përgjigjet e ekspertizës e rezultonte se fëmija i ndjerë ishte rrahur disa herë e në trup kishte fraktura. Disa prej lëndimeve rezultonin të ishin të hershme, disa një ditë para vdekjes e madje kishte edhe lëndime që kishin ndodhur të njëjtën ditë kur ai ndërroi jetë.

Fëmija tjetër ndërkohë, kishte shkuar nën kujdesin e familjarëve të tjerë. Më pas edhe ai u dërgua në spital, pasi rezultoi se kishte patur lëndime.

Siç raportoi media spanjolle, gruaja me origjinë shqiptare nuk ka precedentë penalë. Nga ajo që kanë mësuar mediat, rezulton se ajo e ka humbur njëherë kujdestarinë e fëmijëve për shkak të problemeve e varësisë me drogën.

Aktualisht gruaja akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj 2 vjeçar si dhe për plagosjen e keqtrajtimin e binjakut tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re