Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Teleferikut në Tiranë. Sipas policisë, i riu ishte vetëvarur në një pemë.

“Me datë 19.10.2020, rreth orës 13:00, tek Teleferiku, në afërsi të Antenave, në Dajt, është gjetur i vetë’varur në një pemë shtetasi O.Gj., 34 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re